Përmbyten edhe varrezat/ Lezhë, banorët e Markatomajt: Nuk kishte ndodhur asnjëherë
10/02/2021 15:55
Varrezat e fshatit Markatomaj u përmbyten nga reshjet e shumta te shiut gjatë pasdites së djeshme. Banorët e zonës tregojnë se diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë. Pamjet e tregojnë mjaft qartë dëmin e shkaktuar në varreza.
Që herët në mëngjes banorët e fshatit po pastrojnë varret e të afërmve të tyre dhe po punojnë për largimin e inerteve.
Bashkia e Lezhës ndërhyri gjatë natës për normalizimin e situatës por banorët kërkojnë që të ndërhyhet për hapjen e kanaleve dhe turbinave, por edhe për ndërtimin e pritave malore.
Top Channel