Kryeqyteti ynë, Tirana, ka njohur gjatë tre muajve të fundit, nëntor, dhjetor, janar Një boom të frikshëm në përdorimin e drogërave . Ky është rezultati, në të cilin ka arritur qendra studimore “Fol”.

Mosha e përdoruesve ndërkohë ka zbritur tek të miturit. Sipas kësaj qendre, zona e Selvisë, ku ne ndodhemi, zë vendin e parë, përsa u përket përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës.

Ka prindërit lekë, u japin edhe fëmijëve, se po nuk ke, nuk e blen dot. Vetëm këtu ndodh që fëmijët ta pinë hashashin prapa shkollës. Po pse, si thoni ju nuk e dinë mësuesit, i plotfuqishmi i zonës, policia, drejtori? Të gjithë e dinë, por mbyllin sytë. Peshku është qelbur nga koka, jo nga këmbët”, shprehen qytetarët.

Vetëm në kryeqytet 303 shtetas u konstatuan nga shërbimet policore me doza droge kryesisht hashash dhe kokainë, gjatë këtyre 3 muajve të fundit. Që nëse i llogarisim, i bie mbi 30 persona të shoqëruar në ditë.

Merrni masa për ta frenuar drogën tek të rinjtë. Por unë mendoj se shkollat nuk duhen mbyllur, për këtë shkak. Të rritet kontrolli dhe vigjilenca. Të rinjtë nuk dëgjojnë, se shikojnë njëri tjetrin në shoqëri”, thonë qytetarët.

Pjesa dërrmuese e të ndaluarve deklarohen menjëherë si përdorues, ndërsa një fakt të tillë e konfirmojnë më pas edhe analizat toksikologjike në funksion të hetimeve të hapura nga akuza e Tiranës.

Për 202 prej shtetasve të shoqëruar gjatë kësaj periudhe në ambientet policore, Prokuroria ka vendosur më tej mos fillimin e hetimeve bazuar në sasinë e vogël të lëndës narkotike të gjetur në trup si dhe evidentimit të këtyre personave si përdorues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA