TIRANË- Në një kohë në vendin tonë janë shënuar rekord infektimesh me koronavirus, Komiteti Teknik i Ekspertëve e ka parë të arsyeshme që të ndërmarr një seri shtrëngimesh për të frenuar përhapjen e virusit.

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mbajë një konferencë për mediat ku pritet të bëjë publike masat e reja që janë ndërmarrë. Burime për Top Channel kanë bërë të ditur se pritet një zgjatje e orës policore, konkretisht  mbyllja do të nisi 20:00 dhe jo 22:30, siç është aktualisht.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të merren masa të reja. Ai foli për një rritje të gjobave ndaj lokaleve, restoranteve dhe bizneseve të ndryshme që kapen në shkelje të protokolleve të frenimit të përhapjes së covid-19.

Një ditë më parë në të gjithë vendin tonë u konfirmuan 1239 persona të infektuar, ky një rekord që nga fillimi i pandemisë dhe 16 humbje jete.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë theksuar se ka dyshime të forta se në vendin tonë kanë hyrë variantet e reja të koronavirusit, si ai Afrikan dhe Britanik, të cilët janë më fatal dhe më infektues.

Top Channel