Open/ Gjata: Plasa moj kam një orë! Pse ka policë tek ne dhe jo tek ata?
10/02/2021 22:26
Sekretari i çështjeve ligjore në PD, Çlirim Gjata ka ngritur tonet në emisionin “Open” teksa kërkonte të dinte përse policia gjobit vetëm opozitën.
Nuk munguan debatet e Gjatës me Arben Pëllumbin, ndërsa ky i fundit theksoi disa herë që të dyja palët duhet të gjobiten nëse shkelin masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Gjata: Plasa moj kam një orë! Pse ka policë tek ne dhe jo tek ata? Tani ka filluar fushata.
Pëllumbi: As ne nuk lejohemi pas orës 8 të bëjmë takime.
Gjata: Pse nuk shkoi tek kryetari i PS dhe shkoi tek kryetarja e LSI?
Pëllumbi: Nuk bëhet pyetja kështu.
Top Channel