Shërbimi Meteoalb parashikon që në fundjavë në 95 përqind të hapësirës së Shqipërisë të ketë reshje dëborë. Në juglindje dhe verilindje do të jenë në sasi shumë të mëdha.
Situata me motin e keq dhe me reshjet do të rikthehet sërish sonte rreth orës 20:00, deri mëngjesin e së enjtes. Reshjet do të jenë me intensitet të lartë, të cilat mund të shkaktojnë edhe përmbytje.
Reshjet e dëborës do të nisin të premten dhe do të vijojnë të shtunën në 95% të territorit të Shqipërisë.
Temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero. Nëse këtë herë do të kemi dëborë në kryeqytet apo bregdet duhet të presim parashikimet më të afërta të ditës së premte.
Ndërkohë, KESH-i që po ndjek nga afër zhvillimet e motit do të përgjysmojë shkarkimet nga portat e HEC Vau Dejës.
Ndërsa parashikohet rritje e ndjeshme e nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna, KESH ka përgjysmuar shkarkimet nga 700 m3/s në 500 m3/s në HEC Vau Dejës.
Deri tani, prurjet natyrore në kaskadë janë 1447 m3/s. Sa i përket shkarkimit nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë:
* Hec Fierzë – 490 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau Dejës – 412 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga port-at
Top Channel