Kryemadhi përplaset me policinë/ Organizoi takim elektoral në Elbasan, policia kontroll për masat anti Covid

10/02/2021 15:15

LSI organizoi këtë të mërkurë një takim për të folur për programin e arsimit, por pas takimit mes Kryemadhit dhe policisë së Elbasanit ndodhi një përplasje verbale.

Policia kishte marre informacion për takim pa maska anti Covid me mbi 10 persona, kjo është video e regjistruar nga LSI.

Të njëjtën skenë e ka filmuar edhe policia, për të faktuar personat që ishin të pranishëm dhe pa maska.

Kryemadhi edhe më herët është gjobitur për mos mbajtjen e maskës. Ndërsa shumë politikanë gjatë takimeve të tyre nuk përdorin maskë dhe shkelin rregullat duke mbledhur shumë persona në vende të mbyllura. Policia me ta është treguar vërtetë tolerante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA