Ishte dënuar në Greqi për tre vepra penale, arrestohet 31-vjeçari në Gramsh (Emri)

10/02/2021 16:23
Ilustrim

Gramsh- Një 31-vjeçar, i identifikuar si Altin Beqiri është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim për tre vepra penale që i kishte kryer në Greqi dhe dënimi me 7 vjet e 7 muaj burg do të ekzekutohet në Shqipëri.

Policia bën me dije se 31-vjeçari akuzohet për tre veprat penale  “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Ai u dënua nga Gjykata Apeluese e Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi dhe Gjykata e Elbasanit i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë

Gramsh/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet e 7 muaj burgim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, falë punës së mirorganizuar, kapën dhe ndaluan shtetasin:

Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 7 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA