Një 32-vjeçar, banues në Maqedoninë e Veriut është vënë në pranga nga policia e Kukësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai u kap pikërisht në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, ndërsa pritet që të përfundohen veprimet hetimre dhe të ekstradohet drejt Maqedonisë së Veriut. Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Njoftimi i policisë/ Morinë, Kukës. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
M.A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kichevo, Maqedoni e Veriut, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Top Channel