Gjykata merr vendimin/ 45 ditë burg për 4 “bashkëpunëtoret e Tires”! Çfarë thanë gjatë seancës

10/02/2021 14:35

Gjykata e Tiranës është tërhequr për dhënien e vendimit të 4 të akuzuareve të “Shefqet Ndroqit”.

Gjykata e Tiranës pranon pjesërisht kërkesën e prokurorisë. Për të katërta, Mira Bushin, Sheqerie Koçin, Sidorela Celën dhe Rukije Hoxhajn ka vendosur 45 ditë arrest me burg.

Gjykata çmon se kjo masë me 45 ditë afat është dhënë me qëllim që prokuria të kryeje veprime të tjera për sa i përket zbardhjes me komunikimet që kanë pasur personat me sanitaren Tire Alldervishi. Gjykata i kërkon prokurorit t’i vejë nën dispozicion gjykatës prova të tjera për sa i përket veprave që ato akuzohen.

“Këto janë punonjës që s’kanë ardhur dje në spital. Punojnë aty prej vitesh. Duhet faktuar çfarë shkelje reale kanë bërë,  çfarë pasoje kanë sjell. Nëse kanë marrë lekë për shërbimin, do përballen me ligjin. Duhet hetuar personeli tjetër. Mjekë apo kryeinfermier. Si u la tirja e këto zonja të sjellin këtë gjendje kaq të rëndë. Të hetohen mjekë e kryeinfermierë e të sqarohet roli i secilit”, tha gjykatësja.

Gjykata u kërkon infermiereve të thonë se cila ka pasur për detyrë t’i shërbente mamasë së denoncueses. Të akuzuarat janë përgjigjur:

Sidorela: Nuk kam qenë fare.

Sheqerija: Nuk kam pasur lidhje.

Mira: Nuk ndodhem në katin e dytë por në katin e tretë dhe as nuk e njoh fare zonjën.

Tre infermieret e sanitarja, të cilat bashkëpunuan me Tiren në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke mashtruar e shfrytëzuar personat e prekur me COVID e familjarët e tyre, dolwn para gjykatës ditën e sotme.

Ata janë shfaqur të rënduara psikologjikisht kokulur e duke qarë ndërsa gjykatësja bën apelin.

Infermierja Mira Bushi me zë duke u dridhur qau teksa gjyqtarja i bën apelin. “Jam infermiere”, tha ajo . Edhe kolegia e saj Sheqerie Koci qau para gjykatëses.

Infermierja Sidorela Cela  qan duke përmendur fëmijët e saj: Kam dy fëmije të vegjël një e kam 7 një 4.

Pas arrestimit të Tire Allderivishit, më 8 shkurt u arrestuan edhe 3 infermiere e 1 sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat kanë bashkëpunuar me të akuzuarën.

3 infermieret dhe një sanitare janë ndaluar nga agjentët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar. Në spitalin ‘’Shefqet Ndroqi’’, ato kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Para gjykatës dolën: Mira Bushi, 52 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Sheqerije Koci, 61 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë,  infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Sidorela Çela, 28 vjeç, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”;  Rukije Hoxhaj, 57 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë,  sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”.

Top Channel gjithashtu siguroi dosjen e përgjimeve të tyre ku përfshihej komunikimi me pacientët dhe skemat e mashtrimit mes tyre.

Kujtojmë se Tire Alldervishiu hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 milionë lekë të vjetra.  Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi sepse ajo e la edhe pa ngrënë. Ajo u la në burg pas mbajtjes së seancës gjyqësore. Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin publik në këtë kohë të vështirë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë botën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA