Klajda Gjosha, ish deputetja e LSI dhe Çlirim Gjata, sekretar në çështjet ligjore të PD folën në “Open” për gjobën ndaj Kryemadhit në mbledhjen që mbajti në Elbasan.
Gjosha tha se Kryemadhi u tregua e qartë se mund të vendosin maskën, ndërsa Gjata përmendi se e gjobitën një qytetar me 10 milionë lekë në Dibër se në restorantin e tij u mbajt një takim elektoral.
Gjosha: Besoj që ka shkuar me urdhër politik dhe Policia e Shtetit ka thyer rregullin kryesor. Unë nuk kam qenë në Elbasan, por Kryemadhi u tregua e qartë që i tha se mund t’ja vendosin gjobën. Por them që gjobat të mos i vendosen vetëm Kryemadhit dhe qytetarëve, por institucioneve pasi kur shteti nuk ka rregulla, është e pamundur që të shkojnë tek qytetarët.
Gjata: Nuk do mbroj Kryemadhin se di të mbrohet mirë vetë. Seleksionimi është shumë më i rëndë se vetë shkelja e ligjit. E tha ajo, pse nuk erdhët kur ishim live. Pse i shkojnë vetëm kësaj? Nuk ka shpëtuar as PD. Në një restorant në Dibër, 10 milionë lekë gjobë, ai i shkreti mezi mbahet në këmbë, vetëm se u mbajt takim elektoral. Policia merr urdhër politik. Mazhoranca po përdor masa për të penguar fushatën e opozitës.
Top Channel