Dhunë në familje, vjedhje e dokumente të falsifikuara, 3 të arrestuar në Durrës

10/02/2021 10:43
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Krujë pasi tentuan të vjedhin një shumë lekësh në makinën e një qytetari duke përdorur bllokues valësh.

Të arrestuarit janë E. H.(M)., 26 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, banues në Kamzë të Tiranës.

Gjithashtu u arrrestua G. Z., 27 vjeç, banues në Gjilan të Kosovës pasi në Portin e Durrësit, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara. Një i arrestuar tjetër është Sh. P., 49 vjeç, banues në Magaze të Fushë Krujës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

DVP Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Përdornin bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit dhe tentuan të vidhnin para brenda në mjet, por u pikasën nga Policia dhe u vunë në pranga 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestuan në flagrancë shtetasit E. H.(M)., 26 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në Fushë Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një shumë lekësh brenda automjetit në pronësi të shtetasit K. Xh., duke përdorur një bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit, por janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët kanë bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë. Nga specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. Z., 27 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. P., 49 vjeç, banues në Magaze, Fushë Krujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA