Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama vendos ku do kandidojë: Mendoj të mos e lë Vlorën, por edhe në Durrës do jem vetë

09/02/2021 19:56

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Durrës, u shpreh se Vlora dhe Durrësi janë nevralgjike për Shqipërinë, pasi nëse bëhen dy krahët e turizmit, i japin frymë të gjithë Shqipërisë.

“Lista e deputetëve do të dali, kur të dalin të gjitha listat, skuadra, të gjithë janë të angazhuar, në fund do të bëjmë të gjitha vlerësimet, në cdo qark do të kemi skuadrën tonë.

Unë vetë mendoj se Vlorën të mos ta lë dhe në Durrës të jem vetë, bashkë me të tjerët, sepse është momenti për t’i dhënë Durrësit një shtytje shumë të madhe, për të bërë jo thjeshtë atë që është bërë me Vlorë, që është një perspektivë e re. Vlora dhe Durrësi janë nevralgjike për Shqipërinë, pasi nëse bëhen dy krahët e turizmit shqiptar, atëherë gjithë Shqipëria merr frymë.

Sigurisht është edhe pjesa larg e Shëngjinit dhe Velipojës, ka potencial shumë të madh. Me Durrësin jemi në kohën kur mund të marrim fryte të shumë viteve, kemi përgatitur klimën dhe terrenin, gjërat mund të ndryshojnë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA