Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë
Katër persona janë arrestuar në Lezhë për vepra të ndryshme penale.
Një 51 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike, e cila plotëson kushtet e armës së ftohtë.
Po ashtu, një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës.
Ndërsa, dy shtetas janë konstatuar duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë/ Lezhë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike, e cila plotëson kushtet e armës së ftohtë.
Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është arrestuar shtetasi P. P., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij.
—–
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-D. N., 45 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë dhe P. N., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel