Top Story ka zhvilluar një udhëtim me tren për të sjellë nga afër realitetin. Udhëtime nuk kishte çdo ditë, ashtu siç ishin vite më parë. Kjo pasi nuk ka udhëtarë dhe kostot e hekurudhës janë shuma të larta.
“Kemi që nga tërmeti 26 nëntorit ndërprerje qarkullimi në aksin Vorë-Shkodër, pasi një urë në segmentin Milot-mamuras ëhstë dëmtuar, Aktualisht transportin e udhëtarëve e realizojmë në segmentin Kashar-Durrës dhe Durrës-Elbasan” u shpreh drejtori i pasagjerëve të trasnportit, Ylli Shahini.
Pamjet që po shihni, i përkasin stacionit të trenit në Durrës. Përveç amortizimit nga mungesa e investimeve kjo godinë është e rrezikshme edhe nga dëmtimi që shkatoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ekipi i Top Story po nis udhëtimin me tren. Nostalgjia për një udhëtim të tillë nuk mund të shprehet me fjalë. Udhëtimi i parë me tren është gjithmonë i paharrueshëm. Megjithatë nostalgjia zbehet me pamjet që shpalosen para nesh. Vagonët e trenit janë në gjendje të mjeruar. Xhamat e dritareve të thyer, në verë ndihet shumë vapa e në dimër i ftohti. Ndërkohë që edhe shpejtësia e trenit është shumë e ulët për shkak të amortizimit të linjës.
Atëherë ishte shpejtësia që lëviznim ne me 60 km/h, kurse tani varet, është amortizuar shumë linja, Ne ikim tani me 30 km/h, vende vende me 15 me 5 km/h” u shpreh makinisti i hekurudhës, Flamur Bullaj. Udhëtimi me tren kryesisht vitet e fundit është parë si një mundësi për shtresat në nevojë.
“Gjithsesi ky transport ka pasur dhe ka frekuentim nga shtresat në nevojë sociale, sidomos këto të zonës shkodër, nga Laci në Shkodër, nga Elbasani në Durrës dhe sezoni veror frekuentimi i plazhit të Golemit nga qytetarë të Vorës, Rrogozhinës Kavajës” u shpreh Ylli Shahini, Shef i Njësisë së Biznesit të Udhëtarëve.
Por pavarësishtë kësaj, ka ende nostalgjik që e duan trenin. Kjo është një zonjë rreth 70 vjeç. Ajo na tregon se ka udhëtuar gjithmonë me tren.
“Më përpara kanë qenë më shumë njerëz, edhe më mrië, të gjithë hipnin në tren, Kurse tashi, ngaqë u ndërpre një kohë e gjatë njerzit u larguan, po prap njerëzit e duan se ka çmim më të lirë, është edhe rehat” u shpreh pasagjerja, Mereme Avdiu.
Edhe për këtë çift të moshuarish treni vijon të mbetet zgjidhja e tyre më e mirë. “Preferoj trenin qysh kur është vënë në lëvizje treni, që kur kam qenë djalë i ri udhëtojh me tren” u shpreh pasagjeri Ibush Berisha. “Që në fëmijëni e kam pasur qejf trenin, edhe tani ashtu e kam” u shpreh pasagjerja, Hatixhe Berisha. Përveç nostalgjisë që kanë këta të moshuar për trenin, është edhe çmimi. Bileta e udhëtimit me tren është shumë herë më e lirë se biletat e udhetimit me autobus, furgon apo taksi.
“Është më ekonomik, e ka biletën më të lirë një parja..e dyta je më qetësi” u shpreh pasagjeri” u shpreh pasagjerja, Mereme Avdiu. “Treni është më me leverdi ekonomike, më siguri me tren, gjithë ato avantazhe, të gjitha të mirat treni” u shpreh Ibush Berisha, pasagjer.
“Çmimi nuk vendoset nga hekurudha por nga qeveria. Ne operojmë me cmimet e biletave të vitit 2007. Këto cmime janë në fuqi dhe janë cmime që i përgjigjen shtresave në nevojë, ne nuk mund të vendosim cmimin që kanë automjete,se kanë tjetër komiditet, shpejtësi dhe kohë udhëtimi, sjemi në këto kushte konkurence. Ne nuk mund të propozojmë të rrisim cmimet për sa kohë nuk jemi dominues në treg, kapacitete vagonave si kemi maksimal, ne arrijmë në shfrytëism kapacitetesh te 30-40 %” u shpreh Ylli Shahini, Shef i Njësisë së Biznesit të Udhëtarëve.
Treni mbetet i rëndësishëm edhe për punonjësit e saj. Ata nuk pranojnë ta brakstisin trenin edhe pse është katandisur në një gjendje të mjerueshme.
“I thonë 34 vjet, unë kam ardhur sa kam mbaruar gjimnazin, jam rritur këtu, tani ku të shkoj?” u shpreh Mirela Dinaj, faturino.
Emisioni i plotë:
Top Channel