Top Story/ Punonjësit e hekurudhës me paga qesharake, makinistët dhe inxhinierët me rrogë minimale

09/02/2021 23:45

Punonjësit e hekurudhës në gjithë këto vite tranzicion janë ankuar për problemet e tyre finaciare. Sipas tyre pagat janë qesharake. Kështu në 2017 përfaqësuesit e sindikatës së transportit hekurudhor janë nisur nga Durrësi drejt kryeqytetit për të protestuar. Ata kërkuan rritje të pagës minimale sipas kategorisë, rritjen e subvencionit për hekurudhën, hapjen e fronteve të reja të punës si dhe vënien në efiçencë të hekurudhës shqiptare.

Por edhe sot punonjësit e hekurudhës ankohen se kanë paga qesharake.

“Shpenzimet operative po ti vësh re që janë më suhmë rroga, janë shumë të ulta. Këtu te ne ka inxhinierë me 350 mijë lekë. Punonjësit kanë paga minimale, sa paga minimale që ka vendi,. Në një raport para ca kohësh, 78 % e gjithë punoënjsve të hekurudhës e kanë pagën sa paga minimale e vendit rreth 240 mijë lekë. Marshinistët te ne paguhen me rroga minimale që janë nejrëz që drejtojnë 2 mijë ton mall, krahas rrezikut gjatë punës tyre” u shpreh Lonard Jani, Këshilltar Teknik i Hekurudhës Shqiptare.

“Ne kemi paga qesharake, unë marrë 270 mijë të vjetra” u shpreh makinisti hekurudhës, Eduart Lubjani .

“Paga është shumë e ulët. Gjysmën e lë rrugës me karburant që të vij në punë cdo ditë” u shpreh Petraq Ndoni, Përgjegjës i Transportit të Mallit
Sistemi hekurudhor në Shqipëri, simbol i lëvizjes së udhëtarëve gjatë sistemit komunist, në inventarin e saj numërohen 25 lokomotiva, 66 vagona udhëtarësh dhe 225 vagona mallrash.

Në vitin 2018 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për faktin se suvencioni është përdorur për pagat dhe sigurimet shoqërore. Por gjykata e mbylli këtë çështje pasi nuk e konsideroi si shpërdorim detyre. Punonjësit e hekurudhës kanë bërë këto pagesa për të mos lejuar mbyllljen e hekurudhës.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA