Hekurudha shqiptare, dikur një aset me rëndësi të madhe ka një amortizim tejet të lartë që shkon deri në 80%. Transporti i brendshëm dhe ai i pasagjerëve kanë rënë në shifra të papërfillshme. Borxhet e mbartura llogariten në miliona euro. Ndërkohë pas prishjes së stacionit të trenit në Tiranë edhe transporti i pasagjerëve ka patur rënie drastike.

“Fillimet e viteve ’90 shkonte rreth 10 mijë udhëtarë në ditë, erdhi duke rënë nga vitet ‘95-‘96-‘97, shkoi 5-6 mijë në ditë. Mori një rritje në vitet 2001 që shkoi gati 7300 udhëtarë në ditëe, kjo edhe si apsojë e importimit të 24 vagonëve nga Italia. Pastaj me kalimin e viteve u reduktua sepse pati dëmtime të infrastrukturës hedkurudhore” Ylli Shahini, Shef i Njësisë së Biznesit të Udhëtarëve.

Viti Nr. Udhëtrëve Lekët
2013 329.080 persona 14.5 mln lekë
2014 186.600 10,7mln lekë
2015 189.710 9.9 mln lekë
2016 86.700 5.2 mln lekë
2017 66.000 3.12 mln lekë
2018 75.880 4.22 mln lekë
2019 59.787 2.92 mln lekë

Siç shihet ka një ulje të të ardhurave nga trasporti i udhëtarëve nga viti 2013 pas mbylljes së stacionit të Tiranës nga bashkia. Në trasportin e udhëtarëve trenat janë të ngadaltë. Vagonët kanë një cilësi shumë të dobët dhe nuk janë koherent për tregun e sotëm të trasportit.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA