Pas marrëveshjes së firmosur në Turqi mes Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Rama, në fshatin Daullas të Fierit janë hedhur themelet e spitalit të ri të financuar nga qeveria turke që do të kushtojë rreth 70 milionë euro dhe pritet të jetë gati në muajin prill për të pritur pacientët e parë jo vetëm të fierit por edhe popullsinë në jug.

Evis Berberi: Ndodhemi në fazën e ngritjes së skelerinës metalike që do shërbejë për vendosjen e mureve dhe çatisë. Ka mbaruar puna në gërmime e mbushjen e terrenit. Ndryshe nga spitalet e tjera ky do jetë një spital qe do funksionojë ngrohja me gaz per tiu afruar sa më tepër normave europianë për ndotjen e mjedisit. Këtu puna nuk ndërpritet në asnjë moment , të paktën nga premtimet që kemi pasur edhe nga pala turke dhe ritmin që kemi deri tani do ia dalim të jetë gati në muajin prill.

Në 50 mijë metra 2 sipërfaqe toke, sipas projektit që duhet të realizohet brenda 3 muajve, 13 mijë prej tyre do të ndërtohen si strukture spitalore ndërsa pjesa tjetër do të jetë lulishte, parkim dhe ambiente ndihmëse për mjetet ngrohëse.

Këtu jemi në një nga seksionet që ka marr forme?

“Po ketu jemi në korridorin e seksionit c me dhoma spitali, ndërsa po të shikosh në krahun e djathtë në një nga dhomat e pacientit me sipërfaqe diku 15 m2 e cila ka banjë personale , ka dhe vendin për një krevat. Pasi të gjitha dhomat do të jenë teke me një shtrat”.

Nga kjo marrëveshje ndërtimi po shkëmbehen eksperiencat edhe në fushën e qëndrueshmërisë sizmike, një nga kushtet që duhet të përmbush një godinë spitalore.

 “Sic duket edhe në pamje të parë e gjithë struktura është metalike që njihet për qëndrueshmërinë e lartë sizmike dhe elasticitetin e madh që kanë. Shqipëria është si Turqia një vend sizmik kështu që na shërben shumë eksperienca që ata kanë për ta implementuar në spitalin këtu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA