Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët është ndalur tek pasqyra e punëve të bëra për pandeminë covid-19.
Sipas Ramës sot janë 3656 mjekë dhe infermierë që marrin nga 1 mijë euro plus rrogës për shkak të shërbimit të tyre në vijën e parë të pandemisë. Ndërsa ka shtuar se janë edhe 1212 staf mbështetës që marrin nga 500 euro plus rrogës.
Kryeministri ka theksuar dhe ka bërë thirrje për qytetarëve të mos blejnë receta për covid, por të bazohen tek dy trajtimet e unifikuara nga mjekët dhe vendet e BE.
Rama: Është një pikë tjetër. Një panoramë në lidhje me covid. janë 3656 mjekë dhe infermierë që vazhdojnë paguhen me 1 mijë euro plus rrogës deri në fund të kësaj rruge, 1212 staf mbështetës me 500 euro plus. Për të përballuar këtë luftë janë përfshirë në sistem të mbrojtjes 464 të rinj në stafet mjekësore dhe infermier rritje të kapaciteteve. Spitalet covid janë të pajisur me të gjitha aparaturat që duhen dhe gjenden në cdo spital të Be. Është trefishuar me respirator. Është punuar për rritjen e kapaciteteve. Praktikat janë të koordinuar. Trajtimi në banesë 1.2 miliard lekë të reja. Mos dyndni veten me ilace mos bini pre e 20 mijë mënyrave dhe sugjerimeve që vijnë nga 20 mijë drejtime me kontradite. Referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit se faktikisht po të ishte gjetur kura për ta vrarë covidin do të ishte e njohur botërisht. E gjithë bota e ka të qartë porosinë. Jo ilaçe të tepërta dhe jo këshilla nga të katër anët. Janë dy skema botërisht të unifikuara dhe nuk sjell dëme. Flota e ambulancave është zgjeruar me 36 ambulanca të reja. kemi 100 ambulanca të reja që merren vetëm me këtë punë. Transformimi epokal i urgjencës. Kemi një Urgjencë me një kapacitet të faktuar për një nr shërbimesh në kohë që as nuk mund të imagjinoheshin. Janë katërfishuar kapacitet. Është 10 fishuar kapaciteti i testimeve. 90% e të dyshuarve të shikohen e izolohen brenda 48 orëve.
Top Channel