Si një nga shërbimet më të njohura të mesazheve të koduara në botë, WhatsApp u ofron përdoruesve të saj shumë opsione të mira të privatësisë. Megjithëse nuk është i përsosur, kriptimi që përdor mbron mesazhet që ju dërgoni te kontaktet tuaja nga kushdo jashtë një bisede.

Por, çka nëse dëshironi më shumë privatësi edhe nga kontaktet tuaja? Me statuset e drejtpërdrejta, njoftimet e “typing” dhe cilësimet “last seen”, WhatsApp nuk i mban saktësisht aktivitetet tuaja të fshehura nga kontaktet tuaja.

Nëse jeni duke i shkruar një mini-ese dikujt dhe dëshironi të bëni disa ridraftime, ka kuptim të fshiheni nëse jeni në procesin e shkrimit së saj apo jo.

Megjithëse aplikacioni zyrtar WhatsApp nuk ka një veçori për t’ju lejuar të fshihni statusin tuaj të shkrimit, ka ende një mënyrë të që mund ta bëni këtë.

Përpara se të filloni të shkruani mesazhin, thjesht aktivizoni “flight mode” ose çaktivizoni të dhënat tuaja. Tani, hapni WhatsApp dhe shkruani dhe dërgoni mesazhin tuaj.

Pranë saj do të shfaqet një ikonë “ore” dhe sapo të aktivizoni përsëri të dhënat ose çaktivizoni “flight mode”, mesazhi do të dërgohet dhe kontakti juaj nuk do e kuptojë sa kohë keni shpenzuar për ta shkruar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA