Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë
Nëpërmjet një publikimi në “Facebook”, Ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se Shqipëria do të drejtojë Sekretariatin e Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës.
“Është me të vërtetë vlerësim që Sekretariati i Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës (BFUG) i është besuar Shqipërisë. Është hera e parë që ky Sekretariat mbahet nga një vend i Ballkanit Perëndimor” – shprehet Ministrja Kushi.
Ajo njofton gjithashtu se gjatë takimit me grupin e punës në ministri u bë edhe prezantimi i Kryetares së Sekretariatit të BFUG Znj. Enida Bezhani. “Kërkova nga të gjithë angazhim maksimal për të dhënë kontribut sa më proaktiv në muajt dhe vitet në vijim, me qëllim forcimin e mëtejshëm të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë nën autoritetin e BFUG” – shprehet Kushi ndër të tjera.
“Ndërkohë, puna e këtij Sekretariati do të kulmojë me organizimin e Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Forumit të Politikave Globale në Shqipëri në vitin 2024. Punë të mbarë të gjithëve!” – mbyll postimin e saj Ministrja Kushi.
Top Channel