Rama inspektime në kantierin e ndërtimit në Laç, Ahmetaj: Po punohet me tre turne për të ndërtuar 524 apartamentet

09/02/2021 22:50

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, kanë inspektuar mbrëmjen e sotme punimet që po zhvillohen në kantierin e ndërtimit të banesave të tërmetit në Laç.

Gjatë inspektimit të punimeve, Ahmetaj tha se po bëhet një punë kolosale për ndërtimin e 524 apartamenteve, të cilat pritet të përfundojnë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Ai shtoi se në kantierin e ndërtimit në sajtin turk po punohet me tre turne, ndërkohë që shtoi se do të ketë penalizime dhe për palën shqiptare nëse brenda dy javëve nuk punojnë me tre turne.

“Kemi godina që kanë ecur deri në katin e pestë. Këtu kryeministër punohet me tre turne. Janë 524 apartamente. Do të ndërtohet një qendër komerciale dhe njësi shërbimi dhe ambiente komunitare.

Pjesa veriore siç e shikoni janë në nivele 4-5 kate. Deri në fund të marsit të gjitha godinat do të jenë me kate përfundimtare. Gjithë sajti do të mbyllet në fund të gushtit, fillim të shtatorit. Ky sajt në Laç po ndërtohet nga kontributi i qeverisë turke.

Po punohet me tre turne pasi duam që tu dorëzojmë shtëpitë qytetarëve sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më shpejt do të mbaroj aq më shpejt do të marrë frymëmarrje qytetit. Do të kenë penalizime ato që vonohen, e kanë me detyrim edhe kompanitë shqiptare. Përderisa punohet në sajtin turk”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA