Rama flet për ndërtimin e Portit të Durrësit: Projekti është gati, 2 mld euro nga investitorë nga Lindja e Mesme

09/02/2021 17:44

Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në Durrës, ku u diskutua edhe për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Rama u shpreh se një nga kompanitë më të mëdha të botës, e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme,  jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi. Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se do të hidhen 2 miliardë euro për transforimin e Portit të Durrësit.

“Durrësi duhet të çlirohet nga gjitha ai aktivitet intensiv ngarkim shkarkimesh të mallrave në zemër të tij. Është një port 2400 vjeçar të cilit sot për arsye që janë mëse të qarta, ndërkohë që Durrësi e ka perspektivën të lidhur me turizmin, i cili në Durrës pa diskutim ka të ardhme, pasi qyteti ka hapësira të rëndësishme rekreative për pushuesit.

Ka qenë një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi sot në sensin e imazhit dhe sigurisë tek kompanitë e mëdha dhe pamundësisë për kompanitë serioz. Sot jemi në kushte të tjera. Nëse sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, që jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi.

Nuk mund të imagjinohej që një komani e këtyre përmasave të vijë dhe të shprehet interes për të transformuar Portin e Durrësit.

Do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë komplet Portin e Durrësit, komplet marinë as nuk mund të imagjinohej. Investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë siç bëhet fjalë për rinvestimin për të cilin flasim deri para pak vitesh nuk gjendeshin”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA