Sekuestrohen edhe 2 automjete të tjera me vlerë rreth 105 000 euro në Tiranë, u vodhën jashtë shtetit dhe u sollën në Shqipëri 60-vjeçari i gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në “Pashaliman”, Orikum është identifikuar si inxhinieri i bazës i quajtur Kostandin Kume.
Sipas burimeve dyshohet se Kume ka qenë duke bërë vrap dhe ka pësuar infarkt. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune edhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel