Një dhuratë e personalizuar në qiell për personin e zemrës trendi më i ri i personazheve publikë. Secili nga ne dëshiron të bëjë dhuratën më magjike për personin e zemrës apo për dikë tjetër që na plotëson në mënyrën më të mirë të mundshme (për fëmijët, prindërit).

Duket se tashmë ky trend ka përfshirë personazhet publik që të blejnë një yll në qiell për të surprizuar të dashurit e tyre.
Astrofizikantja Mimoza Hafizi zbuloi në “Wake Up” se blerja e një ylli në fakt është një abuzim, pasi Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve nuk i njeh.

“Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve është institucioni i vetëm, i cili ka të drejtën të emërtojë objektet qiellore. Pra ky është institucioni i njohur.

Dhe ky institucion, me thënë të drejtën, ndoshta ua prish qejfin të gjithë atyre që kanë bërë këto dhurata, por ky e quan abuzim.

Kjo është një blerje abuzive, sepse ky emër nuk njihet nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve. Kështu që këto yje, edhe nëse do ketë ngjarje shkencore pranë tyre, ose do përmenden në artikuj shkencorë, nuk do njihen me emrat e personave që i kanë blerë. Në fakt, kompanitë që i kanë blerë nuk janë ato poseduese të tyre”, sqaroi Hafizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA