Foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi iu gjetën në servis 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale  “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”,  dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës,  arrestuan në flagrancë shtetasin : E.Ç., 38 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në servisin e tij, Policia  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale  “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”,  dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA