Kufizime të reja të lëvizjes?/ Ekspertët diskutojnë zgjatjen e orës policore, mbylljen e bareve brenda

09/02/2021 15:02

Prej disa ditësh komiteti i ekspertëve është duke diskutuar për masat shtesë që duhen vendosur për të frenuar përhapjen e shpejtë të infektimeve.

Kurba e infektimit gjatë muajit shkurt është shumë e lartë krahasuar me muaj e tjerë.

Në tryezën e diskutimeve është zgjatja e orarit policor të ndalimit të lëvizjes, për orën 21, 20 ose 18, ashtu sic po bën edhe Greqia e cila ka shifra të ngjashme me tonat të numrit të të infektuarve.

Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendëshme.

Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave. Drejtuesi i saj skënder gjinushi bëri kërkesën

Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor.  Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë.  Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore.  Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.

Oponenti më i madh i mbylljes është vetë kryeministri, i cili prej dy ditësh flet për forcim të kontrolleve për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast mbyllje totale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA