KQZ e gjobit për shkelje të rregullave, Erion Veliaj: Gjoba do apelohet, por puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi

09/02/2021 14:31

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në total Veliaj është gjobitur me 825 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara.

Sipas KQZ, Veliaj, është gjobitur për shkak se ka zhvilluara aktivitete që janë të ndaluara të bëhet 4 muaj para zgjedhjeve.

Gjoba është ndarë për tre shkelje atë të rregullave për aktivitetet e ndaluara, mos raportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Gjobat për Erion Veliaj:

750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara
35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve
40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me këtë çështje dhe thotë se do të apelojë gjobën e vendosur sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me dorëzimin e banesave të reja për 17 familje të pastreha.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka ironizuar edhe Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe ish-deputeten e PD Grida Duma.

“Shton 5 vila në pandemi, kandidon për KM. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputete opozite. Por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tiranë NUK ndalet nga gjumi”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA