Edhe gjatë së martës në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e pasdite parashihen reshje shiu.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.
Ndërkohë që Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) gjatë së hënës ka paralajmëruar sërish vërshime në vend.
“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet në njoftimin e fundit të IHMK.
Top Channel