Kryeministri Rama tha nga Durrësi se masat anti-COVID duhet të zbatohet dhe të mos ketë më neglizhencë, pasi ka dyshime shumë të forta që në vend të qarkullojë varianti i ri i COVID ai i Afrikës së Jugut që është 30 % më agresiv dhe i transmetueshëm por edhe ai britanik.
Po ashtu, Kryeministri ka folur edhe për masat anti-COVID, kur nesër pritet që të mblidhet edhe Komitetit Teknik i Ekspertëve për të shqyrtuar situatën.
“Besoj që tani nuk ka nevojë ta them unë, tashi të gjithë e shikojnë dhe e thonë që vaksina është kthyer në një dhimbje të madhe koke, për shkak të faktit që kërkesa është shumë herë më e madhe se prodhimi, imagjinoni, një kompani e vetme të vaksinojë të gjithë botën. Ne arritëm të bëjmë një kontratë të drejtpërdrejtë me ta, sepse ne mbetëm jashtë nga skema që bëri BE për shpërndarje e vaksinave dhe sot mund të ishim në të njëjtën situatë si gjithë vendet e rajonit.
Brenda disa javësh do të kemi konfirmimin për lajme të reja.
Sfida është të hyjmë në ritmin e vaksinimit sipas planit dhe të mos ndalemi. Menjëherë pas ardhjes së dozave të shkurtit do të fillojmë paralelisht me të moshuarit. Je shumë i ri për të qenë nga të parët, pasi do të nisim me ato 80+ dhe pastaj do të zbresim 75, 70 vjeç e me radhë.
Ajo që është e rëndësishëm është të respektojmë masat pasi kemi dyshime shumë të forta që ka variante të reja në vendin tonë sidomos ajo e Afrikës së Jugut, por dhe ai britanik. Këto variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai i afrikan rrit 30 % agresivitetin është më vdekjeprurës. Nesër Komiteti do mblidhet për të parë nëse duhen marrë masa të reja. Nuk mundemi të mbyllemi në shtëpia dhe të themi se nuk do dalim më, por duhet të jemi të parët që duhet të japim kontribut dhe të mos marrim më qafë njerëz me veprime skandaloze, kur gjëja është shumë e qartë”, tha Rama.
Top Channel