Fotoja e tij para “një mali parash” pushtoi rrjetin, mediat britanike e konsideruan “trafikanti idiot shqiptar”, flet Olsi Beheluli

09/02/2021 14:32

Olsi Beheluli tregon për “Shqipëria live” si është e vërteta e fotos që tërhoqi vëmendjen e mediave britanike.

Olsi është arrestuar nga policia britanike në vitin 2014. Por ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat, ai thotë se nuk ka qenë ajo foto arsyeja e arrestimit.

E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë asgjë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arrestimit tim. Foto ka dalë pas kam hyrë në burg. Kjo foto thonë që është hedhur në Twitter, unë s’kam pasur ndonjëherë Twitter. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë”.

Ai ka dalë nga burgu prillin vitit të kaluar dhe thotë se paratë në foto asnjëherë nuk janë verifikuar si të pista. “Ato paratë ishin të pastra, i përkisnin dikujt që është njeriu im”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA