Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë Durrësi vijon të jetë një bashkitë me numrin më të lartë të të infektuarve në vend.
Gjatë muajit shkurt numri ditor i infektimeve ka ardhur në rritje, duke prekur edhe punonjësit e institucioneve publike. Kështu, Inspektoriati shtetëror shëndetësor ka vendosur mbylljen për një afat 14-ditor të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, si dhe një nga zyrat e policisë bashkiake të Durrësit.
Në rrugët e Durrësit përdorimi i maskave mbetet problematik.
Diskutimi mbi zgjerimin e fashës orare të qarkullimit mirëpritet nga një pjesë e qytetarëve, ndërsa të tjerë mendojnë se burime të infektimit masiv janë lokalet dhe mjetet e transportit publik ku është e pamundur të ruhet distanca dhe dizinfektimi i ambienteve nuk bëhet rregullisht.
Në këtë situatë të rënduar, është kërkuar nga prefekti i qarkut të shtohen kontrollet nga ana e grupeve Task-Forcë ndaj subjekteve dhe qytetarëve, me qëllim respektimin e protokolleve anti covid dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.
Top Channel