Strukturat e Administratës  Doganore, Dega Shkodër,  sekuestruan  një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara nga një subjekt privat.

Sipas informacionit,  pranë kësaj dege doganore është paraqitur mjeti me targë AA953MT /ADR454, ardhur tranzit nga Dogana e  Vlorës, i cili pas kontrollit fizik rezultoi se kishte një sasi të konsiderueshme mallrash me diferencë me deklaratën doganore.

Gjatë verifikimit të  kontrollit fizik rezultoi një sasi prej 820 kg kafe e padeklaruar, me një detyrim doganor të munguar 214 730 lekë, dhe me penalitet në shumën prej 644.190 lekë.

Gjithashtu u konstatua edhe një kundravajtje administrative, ku në deklaratën transit të bërë nga subjekti nuk ishin deklaruar mallra të ndryshëm me peshë 1056 kg, ku u penalizua me shumën 3-fish të detyrimit doganor, i cili kap vlerën prej 868.020 lekë.

Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.

Struktura e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë me objektivin që tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve.

Çdo punonjës i Administratës Doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi  dhe një klime të favorshme  për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA