Përmirësim infrastrukture/ Tiranë, në njësinë numër 3 Bashkia përfundon ndërtimin

08/02/2021 16:19

Në rrugën “Endri Keko” në kryeqytet është shtuar një hapësirë e re rekreative, të cilën e inspektoi sot kryebashkiaku Veliaj.

“Duhet të mendojmë për gjeneratën e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme. Zakonisht, është menduar për zgjedhjet e ardhshme dhe është gabim, se mendojmë hesapet e zgjedhjeve dhe harrojmë që po rritet një gjeneratë, e cila ka gjithashtu nevojë për përgjigje. Nëse rrisim fëmijë që mësojnë të mbjellin një pemë, të mbajnë pastër, që e kuptojnë vlerën e komunitetit, që mësojnë që gjërat bëhen në skuadër, kemi përgatitur Tiranën e ardhshme”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku   Veliaj u tha banorëve të njësisë nr 3 se në çdo hapësirë mes pallateve do të krijohen sheshe të vogla në funksion të fëmijëve, prindërve dhe të moshuarave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA