Pas grushtit të shtetit…Në Mianmar nuk ndalen protestat

08/02/2021 13:26

Njerëz nga i gjithë Mianmari kanë hyrë në grevë, ndërsa protestat që bëjnë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur, Aung San Suu Kyi, dhe për rivendosjen e demokracisë vazhdojnë për të tretën ditë me radhë.

Ushtria e Mianmarit, ka marrë pushtetin javën e kaluar, duke pretenduar, pa paraqitur asnjë provë, se në zgjedhjet e mëhershme ka pasur mashtrime. Ushtria po ashtu ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare, ndërsa pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm, Min Aung Hlaing. Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci, janë vendosur në arrest shtëpiak.

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur të hënën në kryeqytetin Naj Pi Tau, ndërsa qytetet e tjera kanë raportuar gjithashtu numra të konsiderueshëm. Protestuesit kanë përfshirë mësues, avokatë, zyrtarë bankash dhe punonjës të qeverisë. Në mediat sociale po ashtu ka pasur thirrje për punëtorët që të lënë punën dhe të dalin në protestë. Në kryeqytet, policia ka përdorur ujin me presion kundër protestuesve dhe ka pasur raporte për disa të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA