Kavajë- Një tjetër person është gjetur i mbytur ditën e sotme.

Sipas policisë bëhet e ditur për 62-vjeçarin  A.S i cili është gjetur pa shenja jete në bregdet rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Një tjetër person u gjet i mbytur në Vlorë ditën e sotme. Sipas policisë viktima ishte i moshës rreth 35-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA