Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërorë.

Provimet me detyrim dhe ai me zgjedhje do të kenë 4 ditë diferencë nga një provim te tjetri.

Do të nisin në datën 3 qershor me testin e  gjuhës së huaj dhe do të mbarojnë mbarojnë në 15 qershor, me provimin e lëndës me zgjedhje.

  1. Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021
  2. Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
  3. Matematikë – 11 qershor 2021
  4. Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021

Ky vit ka qenë tepër i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kjo pandemi ka ‘detyruar’ arsimin që të marrë masa të ndryshme gjatë vitit shkollor.

Kujtojmë se maturantët, pra klasat e XII zhvillojnë mësim vetëm ne mjediset fizike te shkollë për tu përgatitur për provimet dhe nuk janë përfshirë në strategjinë e mësimit te kombinuar.

Provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen një pjesë me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Në total testi përmban 60 pikë dhe është në tre nivele vështirësie. Në total do të jenë katër provime, tre prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje.

Rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA