Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu u shfaq në një gjykatë të hënën duke ripërsëritur pafajësinë e tij ndërsa gjyqi ndaj tij për korrupsion hyn në një fazë intensive, pak javë para zgjedhjeve të katërta kombëtare në dy vitet e fundit.
Netanyahu, i pari kryeministër izraelit që procedohet ndërsa është në detyrë, është akuzuar vitin e kaluar se ka pranuar dhurata të papërshtatshme dhe se ka tentuar ti ofrojë favore manjatëve të mediave, në këmbim të mbulimit pozitiv të aktiviteteve të tij. Kryeministri 71-vjeçar, që ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të fabrikuara dhe absurde, kaloi 20 minuta brenda sallës së gjyqit në seancën e të hënës. Ai ka bërë deklarimin e tij për pafajësinë dhe më pas është larguar me avokatët e kryeministrit Boaz Ben Zur që akuzojnë prokurorin e përgjithshëm të vendit, të emëruar nga Netanjahu, për keqmenaxhim të rastit. Netanyahu ka përsëritur se ai është viktimë e një gjuetie shtrigash me akuzat kundër tij të sajuara. Gjyqi mund ta detyrojë kryeministrin të shfaqet në gjykatë disa herë në javë ndërkohë që ai është në fushatë elektorale duke kryer tubime në të gjithë vendin.
Top Channel