Pakistani sulmon 22 lokacione në Afganistan, 274 anëtarë talebanë të vrarë, Kabuli bën thirrje për dialog
Policia bllokoi një zonë të gjerë në qendër të Tunizit të shtunën, duke bllokuar rrugët ndërsa mijëra protestues, të mbështetur nga sindikata e fuqishme e vendit, u mblodhën në demonstratën më masive të Tunizisë prej vitesh.
Protesta u mbajt për të shënuar përvjetorin e vrasjes së një aktivisti të shquar në 2013 dhe për të protestuar kundër abuzimeve të policisë që demonstruesit thonë se kanë rrezikuar liritë e fituara me revolucionin e vitit 2011 që solli “pranverën Arabe”.
Policia e ndërhyrjes së shpejtë vendosi kordonë rreth qendrës së qytetit, duke ndaluar si makinat edhe shumë njerëz të hynin në qendër, ndërsa mblidheshin mijëra njerëz, i tha një dëshmitar agjencisë Reuters.
Ndryshe nga marshimet e mëparshme në valën e protestave në rrugë që janë përhapur në të gjithë Tunizinë javët e fundit, tubimi i së shtunës u mbështet nga sindikata UGTT, organizata më e fuqishme politike e vendit me një milion anëtarë.
Protestat, të cilat filluan muajin e kaluar me përplasje dhe trazira në qytete të varfëruara për shkak të pabarazisë, janë përqendruar gjithnjë e më shumë tek numrin i madh i arrestimeve dhe njoftimeve – të mohuara nga Ministria e Brendshme – për keqtrajtimin e të arrestuarve.
Top Channel