Një burrë në Florida, i cili doli përpara gjykatës pasi akuzohej për vjedhje është duke u bërë “hit” në internet pasi flirtoi me gjyqtaren që kryesonte çështjen e tij.
Demetrius Lewis u shfaq para gjykatëses Tabitha Blackmon përmes një seance dëgjimore në Zoom, pasi mbi të rëndonin akuzat se përpoq të hynte në një shtëpi në Fort Lauderdale ndërsa tre fëmijë flinin brenda.
‘Gjykatëse, ti je kaq e mrekullueshme. Thjesht duhet të të them, je e mrekullueshme’, shfaqet Lewis duke thënë në video, ku shton se ka rënë në dashuri me të.
Blackmon, e cila shfaqet duke buzëqeshur pas komplimentave i përgjigjet: ‘Mirë z. Lewis. Lajkat mund t’ju çojnë kudo. Por jo këtu në sallën e gjyqit ‘
Në të vërtetë, deklaratat e dashurisë së Lewis nuk patën shumë efekt pasi gjyqtarja urdhëroi të mbahej në paraburgim dhe se mund të lirohej vetëm nëse paraqiste një garanci prej 5000 dollarësh.
Top Channel