Një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar në goditur provincën jugore të Davao del Sur në Filipine këtë të diel.

Sipas agjencisë sizmologe të Filipineve tërmeti ka qenë me një magnitudë 6.3 në një thellësi prej 10 km.

Ndërkohë Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë së Filipineve (Philvolcs) tha se tërmeti u regjistrua në  thellësinë 15 km, duke shtuar se ishte tektonik.

Vendi i Azisë Juglindore është në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, gjeologjikisht aktiv dhe përjeton tërmete të shpeshta, veçanërisht në jug.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA