Kosovë/ Kapet me 30 derra në makinë, ndalohet një person në Prizren
07/02/2021 09:46
Një person është ndaluar nga policia e Kosovës, për shkak se akuzohet për transportim të gjësë së gjallë pa dokumentet përkatës tregtare.
Sipas policisë kosovare, personi i ndaluar kishte ngarkuar 30 derra me vlerë 1500 euro.
Njoftimi i policisë:
Nga njësit policore është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij, i cili brenda tij kishte ngarkuar rreth 30 kafshë (derra), në vlerë rreth 1500 euro. Njësiti për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit i PK-së, së bashku me zyrtarin e AUV dhe zyrtarin doganor kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime.
Top Channel