Top Channel ka siguruar foton e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Vlorë pasditen e sotme, Gentian Qarrit.
Ai ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Qarri më pas është shoqëruar në ambientet e spitalit nga kalimtarët e rastit ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Pas atentatit, një makinë tip “Toyota” është djegur në Pyllin e Sodës dhe në bagazhin e saj është gjetur një automatik, duke ngritur dyshime se është e autorëve.
Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit të vrarë pasditen e sotme në Vlorë, Gentian Qarri është e shkuara e tij kriminale. Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh, ndërkohë që në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh. Po ashtu sipas policisë deri në këto momente nuk ka persona te shoqëruar për vrasjen.
Po ashtu sipas policisë deri në këto momente nuk ka persona te shoqëruar për vrasjen.
Top Channel