297 zjarret e Kalifornisë/ Përse janë një ogur i keq për 2021-shin!

05/02/2021 11:07

Në muajin janar, 297 zjarre konsumuan sipërfaqe të mëdha tokash në Kaliforni, çka e shqetësoi departamentin lokal të pyjeve.

Gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar, ishin regjistruar 97 zjarre, një shifër kjo shumë më pranë mesatares së 108 zjarreve. Edhe pse janari u mbyll me reshje shiu e stuhi bore, fillimi i tij qe i thatë në këtë rajon. Përse këtë vit pati tre herë më shumë zjarre se zakonisht? Disa prej tyre kanë qenë madje aq të mëdha sa të siguronin një vend në titujt e parë të gazetave.

Teksa numri i zjarreve në Kalifornia sa vjen po shtohet nga viti në vit, e ardhmja e këtij shteti duket e mbuluar nga tymi. Për shkencëtarët nuk ka dyshim se ndryshimet klimatike po luajnë një rol të pamohueshëm në zjarret e paprecedentë pyjore të këtyre viteve të fundit.

Më shumë se gjysma e sipërfaqeve që zhuriten përvit në perëndim të Shteteve te Bashkuara i atribuohet pikërisht këtyre ndryshimeve. Numri i ditëve të ngrohta, të thata dhe me erë, të cilat janë përfekte për të ushqyer zjarret në rajon, është më shumë se dyfishuar që nga vitet 1980. Dhe shenjat sipas tyre nuk janë aspak të mira për këtë vit, teksa parashikojnë me shqetësim se në një të ardhme të afërt, ky mund të kthehet në realitetin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA