Ka nisur sot puna për zbatimin e projektit për transformimin e piramidës. Punimet po inspektohen nga kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.
“Nis puna për zbatimin e projektit të rijetëzimit të piramidës; një projekt fantastik transformimi arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV, që do krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon”, shkruan Rama.
Ndërkohë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është shprehu se është populli shqiptar ai që e shkruan historinë e vendit.
Yuri Kim: Është kënaqësi dhe ishte e pamundur të mos mendoja që historia është një gjë kureshtare. Ne shpesh flasim për rrjedhjen e historisë. Nga ana tjetër flasim për historinë në krijim e sipër dhe është ajo që na bashkon sot. Piramida e Tiranës u hap në 1988 si muzeu Enver Hoxha një manifestim cinik i diktaturës. Sikur njerëzit janë pasiv në një histori brutale. Po si e dëshmoi populli shqiptar në 91’, ata kishin një rol. Populli shqiptar tha se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe krijuesit e saj janë populli shqiptar.” ka thënë ndër të tjera Yuri Kim.
Rama: Ne sot këtu nisim zbatimin e këtij projekti. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin e të shkuarës dhe të ardhmes përmes një ndërhyrje në të tashmen. Kjo ndërtesë në kohën kur u ngrit dihet c’farë qëllimi kishte. Por nga pikëpamja arkitektonike ishte shkuarja e arkitektëve të kohës ishte përtej kohës. Si për të thënë se ajo që nuk lejohej dhënja e një forme e lidhur me arkitekturën moderne ishte e mundur. Në rastin kur kjo formë do duhej të përmbante mesazhin e e Komunizmit. U bë një objekt që duhej ruajtur jo thjesht për historinë e saj, por për formën e saj. Vitet që erdhën e lanë këtë godinë në një proces degradimi ku asnjëherë nuk u gjet se si kjo godinë mund të shërbente për qëllime të tjera me funksione të tjera. U provuan shumë gjëra që çuan në kjoskë. Si një llo simboli i tokës së ‘nxanun’. Në një vend ku veprimtaritë që s’kishin lidhje me njëra tjetrën dhe mbeti i shkretë.”
Top Channel