“Shqipëria 2030”, Rama: Në botën virtuale 2.4 milionë vende të lira pune, të rinjtë do fitojnë mijëra euro nga interneti

04/02/2021 11:31

Rama në fjalimin  e tij për nisjen e punimeve për transformimin e Piramidës është shprehur se sektori i teknologjisë është një nga pikat që do të përfshihet në programin e PS-së “Shqipëria e 2030-s” që pritet të prezantohet nga socialistët.

Sipas Ramës, tashmë hapat e parë janë hedhur dhe në botën virtuale ka 2.4 milionë vende të lira pune ku mund të ketë akses kushdo që di gjuhën kompjuterike dhe është i aftë në fushën e teknologjisë online.

Rama ka dhënë edhe një shembull konkret duke thënë se në Korçë janë të paktën 100 të rinj që janë vetëpunësuar online dhe fitojnë nga 1 mijë në 4 mijë euro në muaj.

“Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që fitojnë nga 1000 deri në 4000 euro në muaj. Ata kanë gjetur punë në internet. Bëjnë shërbime për një palë të tretë. Sot janë 2.4 milion vende pune të lira që konsiderohen si potencial për shërbime të kësaj natyre. Janë në fund të botës por arrihen vetëm me një ‘click’. Është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan t’i vënë në punë aftësitë e tyre digjitale për të fituar shumë më tepër edhe se të shkonin në Gjermani.

“Ne po përgatisim një nga pikat e platformës tonë për Shqipërinë e vitit 2030. Një hapësirë e re ku shteti duhet të jetë aktor i drejtpërdrejtë për arsim cilësor për të qenë pjesë e këtij tregu të madh që ka vetëm mundësi që të zgjerohet. Eksperienca e nisur për aftësimin e të rinjve me përpjekjen e Tumos është eksperiencë që tregon sa shumë ambicie ka në këtë vend për këtë fushë. Nëse vendosim një objekt për të rritur numrin e koduesve në Shqipëri për të bërë që në 4-5 vitet e ardhshme dhe disa dhjetëra mijëra, që të jenë vetëm kodues, një aspekt i botës digjitale do të vinin një bazë krejt tjetër për Shqipërinë e nesërme.”

“Një vajzë në Korçë, kishte që nga shërbimi i mirëmbajtjes së Instagramit të një boksieri në SHBA, tek puna për Websiten e një kompanie të huaj. Sot ajo merr mijëra euro në muaj. Edhe nuk e njeh askush, jeton në Korçë. Si ajo të paktën ka 100 talente si kjo. Duhet t’i kthejmë në shembuj konkret, duke bashkëpunuar me fondacione, bashkinë që ta kthejmë në një rrugë të re që kemi vënë bazat tashmë. Në një vend që funksionon në rrugë digjitale.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA