Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha është shoqëruar në polici pasi ka dhunuar një qytetar.
Mësohet se i dhunuari është shtetasi, Altin Mata, pikërisht personi që shihni në foton e mëposhtme dhe ngjarja ka ndodhur mbrëmë tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë dhe sipas burimeve ngjarja ka ndodhur për arsye elektorale.
Altin Mata është mbështetës i Partisë Socialiste në Njësinë nr.1, ndërsa Florenc Hoxha dihet se është mbështetës i Lulzim Bashës. Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat për dhunë, para zgjedhjeve elektorale.
Florenc Hoxha është arrestuar në vitin 2015 nga policia e Tiranës pasi ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma dy personat me inicialet K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur. Hoxha ka qenë gjithashtu protagonist i rrahjes së dy grave nëpunëse të Bashkisë së Tiranës dhe nxjerrjes së tyre me dhunë nga zyrat e bashkisë, gjatë kohës që punonte në Bashki për Lulzim Bashën./Gazeta Shqip
Top Channel