“S’do lejojmë që FETO të na helmojë”/ Zyrtari turk në Tiranë: Do çojmë në 1 mld shkëmbimin tregtar, gati Konsullata Turke në Vlorë!

04/02/2021 11:50

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci priti në një takim ditën e sotme Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop.

Pas takimit në Kryesinë e Kuvendit kreu i Kuvendit zhvilloi një konferencë të përbashkët me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop.

Kryeparlamentari theksoi se të dy popujt do të përpiqen intensivisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë hap si objektivin e tyre të përbashkët.

Gjatë fjalës së tij Ruçi nënvizoi marrëdhëniet e mira të dy popujve, e cila është konfirmuar sipas tij me kontributet që shteti turk ka dhënë në Shqipëri.

Ndërsa, kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop tha gjatë konferencës për shtyp se marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në nivele të larta dhe vijon bashkëpunimi për t’u çuar ato akoma më lart. zyrtari turk vuri theksin te organizata terroriste FETO, duke thënë se Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që kjo organizatë tinëzare të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Me Shqipërinë ndajmë një histori rrënjësore dhe kulturë të përbashkët. Marrëdhëniet tona dypalëshe po shkojnë në mënyrë të mrekullueshme. Bashkëpunimi strategjik do të rritet në të gjitha fushat. FETO, një organizatë terroriste, është prezente dhe në Shqipëri. FETO, shkoideri aty sa bombardoi dhe parlamentin e Turqisë. FETO e maskon aktivitetin me investime në shkolla, televizione, shëndetësi. Një organizatë terroriste nuk mund të helmojë marrëdhëniet tona.  Investimet turke në Shqipëri kapin vlerën e rreth 3.5 miliardë dollarë. Jemi të vendosur për ta ngritur këtë shkëmbim tregtar në nivelin e 1 miliard dollarëve brenda disa viteve. Kemi dëshirë dhe synojmë t’i rrisim e zgjerojmë investimet tona në Shqipëri, në veçanti në sektorin e turizmit”.

Më tej, Sentop u shpreh se kanë përfunduar procedurat për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Vlorë, që do të zhvillojë më tej turizmin jugor të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA