28/11 18:37
Një vajzë nga Australia e kishte të vështirë të kuptonte anën e djathtë dhe të majtë derisa e zgjidhi problemin me tatuazh.
23-vjeçarja e identifikuar si D’Kodia Laine bëri tatuazh shkronjën L (left) në dorën e majtë dhe R(right) në dorën e djathtë. Studentja foli për Daily Mail Australia duke treguar se çfarë reagimesh mori kur i shpjegoi njerëzve që tatuazhet i bëri për të kuptuar drejtimet.
“Mora shumë të qeshura dhe mesazhe të tipit ‘oh, ti e paske seriozisht!’. Ai (i referohet të dashurit) është i lumtur që nuk do të konfuzohem më. Miqtë e mi tallen me faktin se sa çmenduri duket që një i rritur të bëjë tatuazh shkronjën ‘L’ për të dalluar drejtimin”, tha Laine.
Top Channel