Gjykata Kushtetuese këtë të enjte do të zhvillojë seancën e dytë pas bërjes funksionale në tre vite mungesë.

Në axhendën e gjykatës kushtetuese si prioritare për muajin shkurt janë njoftuar 6 çështje , mes tyre padia e shoqatës kombëtare “pronësi me drejtësi ”për çështjen e pronave, mandej kërkesat e qytetarëve kundër parregullsive gjyqësore dhe padia e Kontrollit të lartë të shtetit për financat e qeverisjes vendore.

Mësohet se në seancë e dytë të Kushtetueses do të shqyrtohet padia e Shoqatës Pronësi me Drejtësi kundër ligjit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Ndërkohë pa datë mbeten paditë me përmbajtje politike si çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, përplasja mes kryeministrit dhe presidentit për dekretet e ministrave, si dhe padia e partisë Republikane që kundërshton ndalimin e tubimeve politike për shkak të masave anticovid.

Në seancën e parë të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese u vendos që të rrëzonte kërkesën duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA