Para fundit të 2021, entuziasti i hapësirës dhe aviacionit, Jared Isaacman, do të bëhet komandanti i misionit të parë hapësinor tërësisht civil.
“Kur unë isha në kopsht, kujtoj që shikoja fotot e librave me anije kozmike dhe i kisha thënë edukatores sime se një ditë unë do të fluturoja në hapësirë”, thotë miliarderi 37 vjeçar, që ka blerë fluturimin e plotë të anijes hapësinore SpaceX Dragon. Isaacman, do t’i bashkohen edhe tre astronautë të tjerë rishtarë, që do të përzgjidhen në javët e ardhshme.
‘E kam adhuruar hapësirën dhe aviacionin që kur isha fëmijë. Kur isha në kopësht mbaj mend që më tërhiqnin librat me figura anijesh kozmike. I thashë edukatores sime se një ditë do të fluturoja në hapësirë. Ajo më tha që do të ulej në kolltukun e saj dhe do të më shihte teksa e bëja këtë’- tha Isaacman.
Ai thotë se nuk është një aventurier që kërkon të përballet me rreziqe të panevojshme. Por atij i pëlqejnë sfidat e mëdha. Ai ka filluar biznesin që në moshën 16 vjeçare, në bodrumin e shtëpisë së prindërve të tij, e më pas e rriti atë në një kompani të madhe. Gjithçka – thotë ai – është një sfidë e madhe, por unë mendoj se sfidat duhet të bëhen akoma më të mëdha për tu shndërruar në kauza.
Dhe një shëtitje në hapësirë, për të është e tillë. Ne duam ta bëjmë hapësirën të prekshme nga të gjithë – thotë ai. Tani, do të fillojë procesi i përzgjedhjes së pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit, që siç thotë Isaacman, do të jenë njerëz të zakonshëm.
Top Channel